Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.
RINGJALLET BRAZILI, VJEN FITOJA E PARË
Brazili mundi në ekstremis Kosta Rikën në një ndeshje epike. Të dy golat u shënuan në minutat shtesë, fillimisht me Kutinjon dhe më pas Neymar, për të vulosur 2-0
300 SPORTISTË RUSE TESTE ANTIDOPING
Mjeku iu ekipit kombëtar të Rusisë i është përgjigjur akuzave të mediave britanike për një paraqitje të dyshimtë të skuadrës ruse. Bezuglov tha se këtë vit 300 sportistë rus ju nënshtruan testit antidoping dhe të gjithë dolën negative
FANELAT E KOLUMBISË ME KOKAINË
Policia kolumbiane ka bllokuar në Bogota 14 fanela të kombëtares të mbushura më kokainë, me destinacion Amsterdamin. Secila prej tyre peshonte 5 kilogramë
KËRKOHET LARGIMI I SAMPAOLIT
Pas humbjes poshtëruese me Kroacinë, futbollistët argjentinas kanë kërkuar largimin e trajnerit Sampaoli dhe sjelljen e një trajneri tjetër. Por më pas federata argjentinase e ka përgënjeshtruar këtë lajm
PIQUE BËN 100 NDESHJE ME SPANJËN
Ekipi kombëtar i Spanjës ka organizuar një festë në hotelin ku është akomoduar për të festuar ndeshjen e 100 të Gerard Pique me Spanjën. Futbollisti katalan ka deklaruar tërheqjen pas Botërorit
Top Channel