Lajmet kryesore të ditës, 22/06/2018 – Ora 13:00

22/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

AUTOSTRADA E LIRË PËR FUNDJAVË

Autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për pushuesit dhe udhëtarët përgjatë fundjavës duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme. Javën e ardhshme fillon riparimi i aksit Shkozet-Durrës.

RAMA: MARRËVESHJA DO TË BËHET

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja për detin me Greqinë do të bëhet në formën më të mirë të mundshme. “Kemi bërë progres të jashtëzakonshëm për një marrëveshje të re që do të jetë e drejtë dhe e barabartë dhe në respekt reciprok të njëri-tjetrit”, tha Rama.

DW: SHQIPËRIA PRET REFUGJATËT

DW thotë se Shqipëria mund të shërbejë si vendi pritës i refugjatëve dhe nëse ndodh kështu qeveria e Merkelit mund të fitojë stabilitet.

NIS SOT HAKMARRJA NDAJ SHBA-së

Hakmarrja e BE-së nda SHBA-së nis nga sot me tarifat shpaguese ndaj mallrave amerikane. Taksat prekin artikuj me vlerë të përgjithshme 2,8 miliardë euro.

NDESHJET E BOTËRORIT

Luhen sot 3 ndeshje të tjera të Botërorit. Brazili përballet me Kosta Rikën në orën 14:00, Nigeria luan kundër Islandës në 17:00 dhe ditën e mbyll ndeshja Serbi-Zvicër.

Top Channel