U ndërpritet ndihma ekonomike, fqinjët apel shtetit t’i ndihmojë

20/06/2018 21:18

Një familje prej 5 personash në Burrel, të gjithë me probleme të shëndetit mendor, e heqin nga skema e ndihmës ekonomike. Arsyeja, nuk kanë bërë kërkesë punësimi pranë zyrës së punës.

Fiks Fare shkoi në Burrel për ta parë nga afër këtë familje, kushtet në të cilat jetojnë. Fqinjët e tyre luten para kamerës që shteti t’i ndihmojë, pasi jetesa me ta në komunitet është e vështirë.

Shërbimi Social në Bashkinë Burrel e njeh situatën e familjes si nga ana shëndetësore edhe atë ekonomike, por pas 25 vitesh e kanë hequr nga skema e ndihmës ekonomike.

Pas interesimit nga ana e Fiks Fare përgjegjësja e kësaj zyre ka riaplikuar për familjen Bala në sistem, ku u është aprovuar ndihma ekonomike, por kjo familje për 2 muaj nuk e përfitoi atë.Ndiqni kronikën!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA