Rumania modifikon mes kritikash, procedurën penale

19/06/2018 05:54

Dhoma e ulët e parlamentit në Rumani miratoi disa ndryshime ligjore në procedurën penale të vendit, të cilat u pritën me kritika nga opozita. Sipas tyre, këto ndryshime do të dobësonin kompetencat e prokurorëve për të hetuar korrupsionin në nivele të larta shtetërore.

Kodi i ri penal, i hartuar nga Social-Demokratët në pushtet, u miratua me 175 vota pro dhe 78 kundër, nëpërmjet një procedure të përshpejtuar ligjore, ndërsa opozita sfidon se do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Sipas projekt-ligjit, Gjykatat e Apelit do të ndaloheshin të dënonin një person të shpallur të pafajshëm nga një gjykatë më e ulët, përveç rasteve kur prokurorët sjellin fakte të reja.

Ndryshimet gjithashtu përcaktojnë një gjatësi maksimale për një hetim penal për një vit, të cilin kritikët kanë thënë se do të vriste në mënyrë efektive rrjetin e ndërlikuar të rasteve të “shartuara”.

Rumania është një nga shtetet më të korruptuara të Bashkimit Evropian dhe Brukseli e mban sistemin e saj të drejtësisë nën një monitorim të veçantë që nga pranimi në BE, në vitin 2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA