Janë të shumtë turistët që vizitojnë Elbasanin, sidomos në këtë stinë të vitit. Kalaja fushore me stilin e saj romak vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe po ashtu objektet e ndryshme të kultit të pozicionuara brenda saj.
Por turizmi i Elbasan vazhdon të jetë turizëm një ditor ose disa orësh, pasi asgjë tërheqësenuk i mban më gjatë vizitorët këtu. Por banorët e kalasë duket se kanë nisur të sensibilizohen dhe të krijojnë biznese tradicionale që lidhen ngushtë me historinë e zonës.
Por sipas specialistëve duhet ende shumë punë në këtë drejtim dhe sensibilizim gjithashtu që Elbasani të ofrojë pritje dhe shërbim për të zhvilluar ekonominë e tyre por edhe turizmin historic e kulturor.)
Një nxitje e banorëve për të restauruar fasadat e shtëpive të tyre me stilin tradicional dhe jo atë modern ndoshta do të ishte mënyra më e mirë për ta unifikuar kalanë dhe për të nxitur më tej turizmin, Një rrugë të tillë ndoqi Korça në restaurimin e pazarit dhe tashmë kjo zonë është masivisht e vizitueshme.
Top Channel