Përgjuesit të flenë të qetë, Instagrami heq dorë nga roli i spiunit
15/06/2018 18:06
Të gjithë ata që përgjojnë të tjerët në Instagram mund të marrin frymë lirisht. Rrjeti social ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga plani për t’i treguar përdoruesve të tij se dikush i ka bërë “screenshot” Story-t të tyre.
Eksperimenti u provua në Japoni rreth një vit më parë, por Instagrami atëherë u kritikua për faktin se nuk sqaronte se si do e tregonte këtë gjë.
Shumë u trembën nga fakti se zakoni i tyre i “frikshëm” për t’i bërë “screenshot” personit që pëlqenin do të zbulohej.
Por, tani nuk kanë pse shqetësohen. Instagrami ka hequr dorë nga ky opsion, pa sqaruar se pse.
Top Channel