Lindita Theodhori: Të rejat të jenë këngëtare të mira, pastaj të bukura

13/06/2018 21:49

Këngëtarja Lindita Theodhori u dha një këshillë të gjitha artisteve të reja nga studio e “Top Shoë Magazine”.

“Para së gjithash, këtë e them me shumë modesti dhe dashamirësi, artistet e reja duhet të përpiqen që fillimisht të jenë këngëtare të mira, pastaj të bukura”, tha Lindita.

“Është shumë mirë kur është këngëtare e mirë dhe e bukur, por kur është vetëm e bukur dhe nuk është këngëtare…”, shtoi këngëtarja.

Lindita premtoi se sa të ketë jetë, do t’u këndojë djemve.

“I kam kënduar atëherë, do t’i këndoj tani dhe derisa të kem jetë djemve. Vajzat pa djemtë nuk kanë kuptim”, u shpreh Lindita Theodhori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA