Kreu i shtetit Ilir Metaka marrë pjesë në “Mbrëmjen e Kulturës Gjirokastrite” ku u shpreh mbi rëndësinë për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, sidomos të rinjve dhe fëmijëve me dashurinë për trashëgiminë e të parëve tanë.
Me këtë rast u çel ekspozita e piktorit Stavri Cati e titulluar “Gjirokastra Etnografike” si dhe u promovua filmi dokumentar-artistik “Këngët e Kafenesë”.
“Nga ky thesar i madh i trashëgimisë sonë, sot përzgjodhëm Gjirokastrën, për të promovuar së bashku simbolikisht larminë e pafund të vlerave tona etnokulturore. Gjirokastra ka pritur dhe organizuar për dekada Festivalin Folklorik Kombëtar, manifestimin më të madh folklorik të gjithë trevave shqiptare. Por duhet të theksojmë se Gjirokastra është edhe ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që renditen denjësisht edhe në thesarin e kulturës botërore, UNESCO”, u shpreh ndër të tjera Presidenti i Republikës.
Top Channel