Në fillim të muajit maj, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku pezulloi nga detyra çiftin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.
Vendimi i Arta Markut mbërriti pasi Prokuroria e Durrësit nisi ndaj dy prokurorëve një hetim për fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.
Vetë Prokuroria e Durrësit më vonë shpalli moskompetencën për këtë çështje, ndërsa Gashi e Gina akuzuan se ndaj tyre akuzat ishin për inate personale, pasi kryeprokurorja e Durrësit ishte shoqe e Arta Markut.
Çfti i prokurorëve kundërshton vendimin e Arta Markut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku dy prokurorët kërkojnë rrëzimin e urdhërit të pezullimit të dhënë nga Arta Marku.
Rasti i çiftit të prokurorëve Gina-Gashi do të shqyrtohet nga gjyqtarët Luan Daci, Rezarta Schuetz, ndërsa relatore do të jetë Ina Rama.
Rovena Gashi ka mbajtur postin e sektorit të dekriminalizimit gjatë periudhës kur Prokuroria drejtohej nga Adriatik Llalla. Ajo u transferua si prokurore e thjeshtë pak ditë pasi Arta Marku mori detyrën. Ndërkohë, Dritan Gina ka mbajtur postin e kryeprokurorit në rrethin e Elbasanit.
Top Channel