Lajmet kryesore të ditës, 10/06/2018 – Ora 16:00

10/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

NË 5 MUAJ, 6 GRA U VRANË NGA DHUNA

Viti 2018 regjistroi rekord humbjesh jete ndër femra. Në vetëm 5 muaj, 6 gra u vranë, kanë përfituar urdhër-mbrojtjeje 1275, janë nën hetim mbi 490 meshkuj dhe u arrestuan 270 prej tyre.

PD RIKTHEN VËMËNDJEN TEK TEATRI

Partia Demokratike denoncoi përgatitjen e një projektligji nga qeveria që mbron ata që duan të prishin teatrin. Albana Vokshi tha se projektligji nënkupton shembjen e menjëhershme të Teatrit dhe ndërtimin e Teatrit të ri, shoqëruar me kullat e larta.

VAPA MES DETIT, MALIT DHE PISHINAVE

Temperaturat e nxehta i drejtuan këtë të dielë pushuesit drejt detit, por të shumtë janë ata që kanë zgjedhur malin dhe pishinat.

VLADIMIR PUTIN MIKPRET TURISTËT

Vladimir Putin mikpret turistët që kanë nisur të mbërrijnë në Rusi për Botërorin me një videomesazh ku premton se kjo garë do jetë më e mira e të gjitha kohërave.

STARTOI RALLY ALBANIA. ZGJAT 1 JAVË

Nisën sot garat e Rally Albania ku do marrin pjesë 180 sportistë nga e gjithë bota. Ata do të garojnë në 4 kategori dhe do të përshkojnë 2200 kilometra të vështira në 7 ditë sfilitëse.

Top Channel