Lajmet kryesore të ditës, 09/06/2018 – Ora 20:00

09/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

HYN SI PLEH, POR ËSHTË HELM
Një pesticid tjetër hyn në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Ai quhet silikon miks dhe importohet si pleh për bimët, por që fermerët po e përdorin gjerësisht kundër insekteve te qershitë. Konfirmimi për mashtrimin vjen edhe nga laboratori i specializuar shtetëror për pesticidet dhe plehrat.

NIS NDËRTIMI I INCENERATORIT
Në Mbrostar të Fierit po vijon puna për ndërtimin e impiantit të inceneratorit që do të trajtojë mbetjet urbane të Fierit. Projekti parashikon ndarjen, riciklimin dhe asgjësimin me teknologji të fundit që eliminon mbetjet si në tokë ashtu edhe në ajër. Drejtuesit projektit shpjegojnë se po ndërtohen hapësirat që do evitojnë edhe ndotjen e ujërave.

BY PASS I VLORËS ENDE PA PËRFUNDUAR
By pass i Fierit duhet të kishte përfunduar në vitin 2016, por zvarritjet e projektit e më pas falimenti i kompanisë ndërtuese e la në mes gjithë rrugën. Deri më tani janë kryer vetëm 10 përqind e punimeve, ndërsa firmat nënkontraktore kanë braktisur punimet.

SFIDAT E PARTIVE TË VOGLA
Partitë e mëdha, ato që janë të përfaqësuara në Kuvend po vijojnë punën e tyre edhe në funksion të zgjedhjeve. Por partitë e vogla, ato që kanë pak mundësi organizative përpiqen të mbijetojnë. Nuk dihet nëse ato do të jenë pjesë e zgjedhjeve më të afërta në vend, që janë zgjedhjet lokale.

STARTON RRALLY ALBANIA 2018
180 sportistë janë mbledhur në Shqipëri për të marrë pjesë në Rally Albania. Ata do garojnë në katër kategori dhe do të përshkruajnë 2200 kilometra të vështira në shtatë ditë sfilitëse. Të gjithë do të synojnë të marrim një çmim, por gara e vështirë pritet të ketë edhe emra të rinj në radhët e fituesve.

Top Channel