Në Indeksin e Paqes Globale, Kosova rezulton vendi më i rrezikuar në rajon. Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me seli në SHBA, ka botuar raportin e tij të 12, ku thuhet se gjendja e paqes është përkeqësuar gjatë vitit të kaluar në 92 vende të botës, ndërsa në 71 të tjera është më e mirë.
Kjo do të thotë se, trendi negativ i përkeqësimit të situatës vazhdon për të katërtin vit radhazi.
Kosova renditet e 92-ta nga vendet e hulumtura, Shqipëria mban pozicionin e 52-të, ndërsa Serbia atë të 54-t.
Nga vendet e Ballkanit, më mirë renditen Sllovenia (e 11-a) dhe Kroacia (e 27-a). Mali i Zi listohet i 58-i, Maqedonia e 87-a dhe Bosnje-Hercegovina është në vendin e 89.
Nisur nga ky sondazh, Kosova dhe Bosnja janë vendet me nivelin më të dobët të paqes së stabilizuar në rajon, gjë që nuk befason shumë – thotë “Deutsche Ëelle”, – nëse merren parasysh tendosjet nacionale dhe territoriale në këto dy shtete.
Steve Killelea, themelues dhe kryetar i këtij Instituti thotë se përkeqësimi i gjendjes në këto 10 vite ka të bëjë me shtimin e numrit të luftërave, në radhë të parë në Lindjen e Mesme. Vendin e fundit në listë e zë Siria, ndërsa pak më lart janë Afganistani, Somalia, Jemeni dhe Libia. Nivelin më të lartë të paqes e kanë Islanda, Zelanda e Re, Danimarka, Kanadaja e Çekia.
Top Channel