Fansat e horrorit në kinema të bëhen gati për filmin më tmerrues në dekada, një ekzorcist i brezit të ri.
Të paktën kështu është përshkruar nga kritika filmi “Hereditary”, i cili po pritet me padurim në kinematë e botës. Aktorja Toni Collette pritet të marrë mjaft vlerësime për rolin e saj hipnotik si nënë e një familje që ka demonë në ADN.
Kompania e kritikës Bustle tha se filmi sjell diçka që nuk e kemi parë kurrë, një kritikë e vyer për një zhanër si horrori që shpesh akuzohet për përsëritje.
Homologët e AV Club gjithashtu e përgëzuan filmin me komplimentin e rrallë terrorizëm emocional. Shumica e kritikëve thanë se filmi Hereditary paraqet një nga rastet e rralla kur nuk ndihesh me fat që e ke parë përpara pjesës tjetër të njerëzve, të cilët pasi ta shohin do të kenë një tjetër ndjesi kur të qëndrojnë në një dhomë të errët.
Top Channel