24/05 15:52
Me anë të votimeve në uefa.com është përzgjedhur goli më i bukur i këtij sezoni të Champions League, që përfundoi javën e kaluar me fitoren e Real Madrid ndaj Liverpool.
Kur të gjithë prisnin që çmimin ta fitonte roveshata e Cristianos apo ajo e uellsianit Gareth Bale në finalen e madhe, në mënyrë të habitshme është votuar një tjetër gol i Bale, ai i shënuar ndaj Borussia Dortmund.
Sulmuesi i Realit shënoi fluturimthi në “Signal Iduna Park” në fazën e grupeve. Ky gol mori 19% të votave.
Roveshata e Cristianos përfundoi në vendin e dytë, ndërsa ajo e Bale në të tretin.
Top Channel