Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
PD BLLOKON SEANCËN. PS: E PATOLERUESHME
PD bllokoi sërish sot foltoren e Kuvendit prej nga ku transmetoi fjalën e saj nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndërkohë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vijoi me rendin e ditës dhe me votat e mazhorancës u miratuan projektligjet.
QËLLOI 8 HERË ME THIKË, GJYKATA I UL DËNIMIN
Fiks Fare denoncoi një vendim të drejtësisë ku gjykata i ndryshoi akuzën duke i ulur një personi dënimin me 5 vjet burg, teksa akuzohej për plagosjen me thikë të një gruaje që nuk donte të krijonte lidhje me të.
PRITET VENDIMI NGA KPA PËR LLALLËN
Komisioni i Posaçëm i Apelimit pranoi prokurën e ish-kryeprokurorit Llalla i cili hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë duke mos u bërë pjesë e procesit të Vettingut por po hetohet për disa vepra.
TARIFAT, SHBA NUK DO TË PËRJASHTOJË BE-NË
Administrata Trump po planifikon të vendosë tarifa importi mbi hekurin dhe aluminin evropian, pavarësisht negociatave të vazhdueshme.
KOMBËTARJA PRET MIQËSOREN, POR A DO BËHET?!
Kombëtarja e futbollin vijon stërvitjen në Verbier për miqësoren me Ukrainën të dielën e 3 qershorit edhe pse zhvillimi i saj mbetet në pikëpyetje për arsye sigurie.
Top Channel