Revolta antikomuniste e Spaçit/ 45 vite më parë, të burgosurit politikë hoqën yllin nga flamuri

21/05/2018 10:52

Kanë kaluar 45 vjet nga revolta e Spaçit. Të dënuarit ngritën lart flamurin pa yllin komunist, në revoltën që mbeti si një nga simbolet më të forta të qëndresës kundër regjimit të asaj kohe.

Presidenti Ilir Meta tha se në Spaç ra ylli komunist i cili një herë e mirë u hoq nga flamuri kombëtar në vitin 1990.

“Akti vetëmohues i martirëve të demokracisë Hajro Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi, Skënder Daja dhe gjithë kryengritësve të Revoltës së Spaçit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egërsinë dhe të vërtetën e hidhur të shtetit totalitar”, tha presidenti.

Por ka rreth 30 vjet nga rënia e regjimit diktatorial dhe ende flasim për nevojën e përballjes me të shkuarën. Çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz për të gjithë politikën dhe shoqërinë tone, deklaroi kreu i shtetit

“Përvoja botërore na mëson se tragjeditë e së kaluarës, nëse harrohen, janë të destinuara të rikthehen në një formë apo mënyrë tjetër. Kështu zbehja e kujtesës historike krijon premisa jo vetëm për tendenca të totalitarizmit, por edhe të ksenofobisë, racizmit, ekstremizmit, krimit dhe përjashtimit”, vijoi Meta.

Bashkimi Europian është angazhuar në një projekt për identifikimin përmes ADN-së të personave të vrarë.

“Kemi nisur në zonën e Dajtit dhe kjo do të bëhet në mënyrë që që familjet të fillojnë të identifikojnë të dashurit e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”.Është e vështirë të mendohet që tragjedinë që ka ndodhur në Spaç apo në mbarë Shqipërinë ta tregojmë si histori dhe ta shërojmë. Jam e përuluar para detyrave që kemi për të respektuar të shkuarën dhe e ardhmja të jetë më e ndershme. Për të ruajtur Spaçin si një vend kujtese në mënyrë që fëmijët tanë t’i mësojnë fëmijëve të tyre për atë se çfarë ka ndodhur këtu”, tha Vlahutin.

Ndërkohë prej muajsh Partia Demokratike me ekspertizë gjermane ka nisur hartimin e një nisme per dekomunistizimin e cila ka për qëllim dënimin e përdorimit të simboleve të diktaturës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA