“Kim si Gaddafi”, Trump del kundër modelit të ofruar nga Bolton

18/05/2018 09:35

Donald Trump i hodhi poshtë pretendimet e këshilltarit të tij për Sigurinë Kombëtare, mbi të ashtuquajturin “model libian” për çarmatimin bërthamor, duke treguar se me Korenë e Veriut nuk do të ndiqet e njëjta rrugë.

Pohimet e John Boltonit një ditë më parë e zemëruan shumë vendin komunist, që kërcënoi të tërhiqet nga takimi i lartë me presidentin amerikan muajin e ardhshëm.

Peniani paralajmëroi se, me të tilla skema nuk ka për të marrë pjesë në bisedimet e Singaporit më 12 qershor.

Por, shefi i Shtëpisë së Bardhë uli tonet, e tha ajo që ka ndërmend e parasheh Kim Jong-unin udhëheqës në vendin e tij, ndërsa vet Korenë e Veriut shumë të pasur.

Modeli që Trumpi përfytyron për industrinë koreano-veriore është ai i Koresë së Jugut, e cila ka marrë në vite një ndihmesë të madhe ekonomike nga Shtetet e Bashkuara.

Koreja doli nga lufta si një prej vendeve më të varfra të botës, por ndërsa koreano-jugorët punuan shumë për të arritur mrekullitë e tyre ekonomike, ndërhyrja financiare amerikane dhe investimet e SHBA-ve patën një rol vendimtar.

Në vitin 2003, udhëheqësi libian Muammar Gaddafi pranoi të hiqte dorë nga programi i tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve. Por, pavarësisht kësaj, vite më vonë Gaddafi u vra nga rebelët e mbështetur prej Perëndimit dhe ishte pikërisht ky krahasim, ai që alarmoi Kim Jong-unin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA