Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar pas takimit me 8 deputetët “faktembledhës” të Holandës se opozita u ka kërkuar që shteti i tyre të miratojë hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.
“Opozita mbështeti hapjen e negociatave dhe u kërkoi që ata të bëjnë të njëjtën gjë në parlamentin e tyre.
Ata kanë shqetësime që janë shprehur edhe në raportet e Policisë hoandeze, por synimi ynë ka qënë që këto çështje të monitorohen dhe të ndiqen nga afër. Qëndrimi ynë ishte unanim për hapjen e negociatave. Ata kishin shqetësim rritjen e krimit, rritjen e korrupsionit.
Ne jemi optimistë, opozita do ta mbështesë këtë proces, të tjerat i takojnë qeverisë”
, ka deklaruar Jorida Tabaku pas takimit me 8 deputetët holandezë.
Këta të fundit do t’i raportojnë parlamentit të Holandës nëse Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në.
Top Channel