Të biesh në dashuri me personin të cilit i shet virgjërinë (Foto)

30/04/2018 17:10

Një studente franceze, e cila nxori në ankand virgjërinë e saj, ka rënë në dashuri me personin që ofroi më shumë.

20-vjeçarja Jasmine, e cila thotë se vjen nga një familje besimtare dhe fillimisht kishte qëllim që të ruhej për martesë, u “ble” për 1,2 milionë euro nga një bankier i Wall Street-it. Ajo vendosi që të shiste virgjërinë për të nisur biznesin e saj e për të pasur mundësi që të udhëtojë nëpër botë.

“Shumica e njerëzve do e shisnin virgjërinë për 1 milion euro nëse do të kishin mundësi të ktheheshin pas në kohë. Jam e lumtur që e kam shitur timen. Në fillim isha nervoze, por më pas më pëlqeu me të vërtetë. Ishte zotëri burrë dhe u kujdes shumë për mua”, tregon Jasmine.

“Nuk dua të jap detaje, por mund të them se do të dalim bashkë sërish. Është ende herët për të folur për dashuri. E pëlqejmë njëri-tjetrin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ndoshta do ta shohim botën bashkë”, shton Jasmina.

Sipas saj, familja dhe miqtë e mbështesin vendimin për të nxjerrë në shitje virgjërinë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA