Arsye familjare, gjyqtarja e Tiranës Brunilda Kasmi jep dorëheqjen para vetingut

30/04/2018 15:00

Gjyqtarja e Dhomës Civile të gjykatës së Tiranës Brunilda Kasmi ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj.

Dorëheqja i është dorëzuar presidentit të Republikes Ilir Meta, në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Burime pranë Presidencës janë shprehur se motivet zyrtare të dorëheqjes janë për arsye familjare. Brunilda Kasmi, ka një eksperiencë prej 21 vitesh si gjyqtare. Ajo ishte edhe kandidate për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe kandidate për në KLGJ do të kalonin të parët procesin e vetingut. Por pas dorëheqjes, Kasmi nuk do të kalojë në procesin e vetingut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA