Vdekja e Alfie Evans, vazhdojnë polemikat: Fajtorë për mizori dhe injorancë!

29/04/2018 16:39

Alfie Evans, djali 23-muajsh, rasti i të cilit kishte tërhequr vëmendjen e gjithë botës ditët e fundit, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Edhe pasi është ndarë nga jeta fëmija i vogël sërish vazhdojnë polemikat.

Rasti i Alfie Evans zgjoi kureshtjen e gjithë botës, teksa mjekët britanikë vendosën t’i fikin pajisjet që e mbanin në jetë, me pretendimin se djali i vogël nuk kishte shpresa për të mbijetuar.

Në këtë histori u përfshi edhe shteti italian, që ofroi të trajtojë në spitalet e veta 2-vjeçarin e vogël, që mbijetoi edhe për disa ditë pasi i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë.

Reagimet ndaj mjekëve ishin të shumta, protesta para spitalit, madje pati edhe një moment kur babai i fëmijës u shpreh se do të ngrinte një padi për vrasja ndaj 3 mjekëve.

Tashmë ka ardhur edhe një zë i fortë në mbrojtje të mjekëve. Është fjala për kirurgun Henry Marsh, cili është shprehur se ata që i akuzojnë mjekët për vrasje të Alfie Evans janë fajtorë për injorancë dhe mizori.

“Prindërit e Alfie në pikëllim janë rrëmbyer nga ndjenjat e turmës së provokuar nga ekstremistët, të cilët kërkojnë të nxisin urrejtjen ndaj njerëzve që bëjnë kaq shumë për t’i ndihmuar. Si një neurolog me eksperiencë, unë jam i njohur mbi rastin. Unë di për dashamirësinë dhe përkushtimin e pafund të kolegëve të mi, i cili duhet të mbrohet nga mashtrime të tilla, madje edhe nga kërcënimet me vdekje. Kjo është mizori nga njerëz injorantë”, ka thënë neurologu.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA