Mungesa e ujit për vaditje, vërshimi i zallit në Bulqizë dëmton kanalin

29/04/2018 15:17

Rreth 500 hektarë tokë bujqësore në fshatin Fushë e Madhe, në Njësinë Administrative Fushë Bulqizë, rrezikojnë të mbeten pa ujë, pasi kanali vaditës është dëmtuar.

Kjo ka ndodhur si pasojë e vërshimit të zallit gjatë periudhës së dimrit, fenomen që përsëritet çdo vit.

Fermerët kërkojnë që të ndërhyhet në kohë për zgjidhjen e problemit, sepse bujqësia është e vetmja mënyrë jetese në këtë zonë.

Çdo vit, ky kanal shkatërrohet nga zalli dhe banorët shprehen se janë të detyruar të ndërhyjnë me mjete primitive, për ta rregulluar vet kanalin.

Mungesa e ujit për vaditje ka bërë që shumë toka të lihen pa u mbjellë, pasi farërat shkojnë dëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA