Massimiliano Allegri e ka zhvlerësuar duke e quajtur “jo vendimtare”, por Inter-Juventus që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës do t’u kushtojë shumë të dyja ekipeve, pavarësisht objektivave të ndryshëm: njëri për zonën “Champions” dhe tjetri për titullin kampion. Vështirë se barazimi do të kënaqte ndonjërin prej tyre.
Spalletti ritheksoi se “3 pikët janë të rëndësishme për zikaltrit e Interit, jo vetëm sepse do t’ua heqin rivalit të përjetshëm në Itali, Juves”.
Gjatë konferencës për shtyp, ai bëri edhe një batutë që ndoshta mund të konsiderohet si slogani i ditës: Ata janë irrituar pas humbjes me Napolin? E si duhet të jemi ne që nuk kemi fituar asgjë prej 7 vitesh? Sigurisht që do të japim shpirtin në fushë, do të jemi ‘egërsira’”.
Trajneri gjithsesi nuk i frikësohet problemit të falimentit në aspektin personal. “Nuk ndihem i zoti kur fitoj, por as një ‘legen’ kur humbas”, shprehet mes notave humoristike ai, për të vijuar më pas me analizën e situatës së zikaltërve.
“Çfarë më jep shpresë? Rritja e skuadrës! Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi mësuar me defektet tona. Jemi gati për të luajtur për një objektiv tejet të madh, siç është Championsi. Me atë në arkivuar do të mund të rivendosim historinë e klubit tonë. A na penalizon fakti që ndeshjen e fundit e kemi përballë Lazios? Do ta firmosja që tani se do të luaja gjithçka për atë ndeshje të 20 majit, por sigurisht që barazimi do të na ndëshkonte. Nga lojtarët e mi pres shumë, në të tilla ndeshje nëse përpiqesh të fshihesh do të digjeshim. Duhet të marrim përsipër përgjegjësitë tona, të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer dhe të mund të fitojmë shumë nga duelet”, thotë Spalletti.
Top Channel