Banorët e fshatit Kakac, në Komunën Pirg të Korçës, ankohen se nuk kanë rrugë dhe shpesh kur bie shi, as energji elektrike.

Infrastruktura që mungon ua vështirëson jetën. Ata kanë dërguar pamjet e rrugës në “Ti raporton” në Top Channel, duke u ankuar se në verë i mbyt pluhuri, ndërsa më i vështirë është dimri, kur shiu e kthen rrugën në lumë balte dhe u sjell papastërti në dyert e shtëpive.

Bëhet fjalë për 1 kilometër rrugë që nuk shtrohet kurrë, pavarësisht premtimeve elektorale.

Një prej banorëve thotë se u ka ndodhur të qëndrojnë edhe një javë pa energji elektrike për shkak të telave që këputen nga shtyllat. Lidhjet janë aq të këqija, thotë banori, saqë të gjithë kanë frikë edhe në mot të mirë kur kalojnë në këtë rrugë.

Top Channel