Mesfushori i Liverpool dhe kombëtares angleze të futbollit, Alex Oxlande-Chamberlain do të mungojë në finalet e Kupës së Botës pas dëmtimit që mori në ndeshjen gjysmëfinale të Champions League kundër Romës.
24-vjeçari pësoi një dëmtim në minutën e 15-të të takimit, pas një dyluftimi që pati me serbin Kolarov. Oxlande-Chamberlain ka zhvilluar një vizitë të specializuar të mërkurën në mesditë, përgjigjet e së cilës konfirmojnë atë që stafi mjekësor i druhej më shumë, dëmtimin e ligamentit. Me shumë gjasa 24-vjeçari do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale shumë shpejt.
Ndërkohë futbollisti ka komunikuar edhe me trajnerin e ekipit kombëtar të Anglisë, Gareth Sourhgate, të cilin e ka informuar për gradën e dëmtimit.
Top Channel