Të gjithë kemi pasur momentet tona kur e kemi humbur kontrollin në netët e gjata që i kalojmë duke pirë.

Por, një femër britanike e ka çuar në një nivel krejt tjetër sjelljen e të dehurit, duke kërkuar 4 pije alkoolike jo te bari, por te vendi i DJ.

Videoja qesharake tregon vajzën me emrin Megi që shkon te “bari” dhe jep porosinë. “4 sambuka”, ulëret Megi plot 4 herë.

Duke menduar se nuk po e kuptonte, Megi ngre edhe 4 gishtat, madje i tregon edhe kartën e kreditit DJ-t që e di për barist.

Pasi kënaqet duke e parë, DJ e sqaron se për pijet duhet të shkojë në anën tjetër të klubit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA