Një shtëpi njujorkeze e ndërtuar në shekullin XIX është shitur për 4,8 milionë $ pak ditë më parë. E ndodhur në zonën historike në “Greenwich Village” në Manhattan, pronari i saj i parë ka qenë Aaron Burr, zëvendëspresidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke shërbyer me Presidentin Thomas Jefferson në vitet 1801–1805.

Por përveç statusit të politikanit, Burr është një emër i famshëm në SHBA pasi në vitin 1805 ka vrarë në duel Sekretarin e parë të Thesarit, Alexander Hamilton, njëkohësisht nëj prej Baballarëve Themelues të Kombit, portreti i të cilit gjendet në kartmonedhën 10-dollarëshe.

Sipas ekspertëve të pasurive të patundshme ka qenë pikërisht emri i Hamilton që ka rritur vlerën e shtëpisë dykatëshe me tulla të kuqe, edhe pse ajo është ndërtuar në vitin 1830, 15 vjet pas duelit më të famshëm në historinë e SHBA. Ajo është tashmë në pronësi të Walton Ford, një piktor bashkëkohor, veprat e të cilit shfaqen në Muzeun e Arteve Moderne dhe Muzeun e Arteve Amerikane “Smithsonian”.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA