Shekulli i 20-të ishte shekulli i shpikjeve të mëdha teknologjike, por edhe shekulli i luftërave të mëdha.

E ashtu si në gjithë fushat e tjera, teknologjia përmirësoi edhe mjetet e shkatërrimit; armët. Shuma marramendëse parash janë investuar, energji dhe burime njerëzore pafund janë përdorur në krijimin e armëve nga më të sofistikuarat, që edhe sot u marrin jetën miliona njerëzve.

Por kush ishin disa prej dështimeve të teknologjisë ushtarake? Revista amerikane “Scientific” rëndit disa prej tyre, një pjesë të braktisura prej kohësh nga shkencëtarët dhe inxhinierët ushtarakë amerikanë, një pjesë fati i të cilave nuk dihet ende, nëse vazhdon puna apo jo.

FOTO GALERI
1/6
“Inflatable Tank Treads”. Mjet transporti amfib, në gjendje të lëvize si në ujë ashtu edhe në tokë. Lindi si projekt në i Agjencisë Amerikane të Kërkimeve të Avancuara në Departamentin e Mbrojtjes (DARPA) në vitin 2012. Synimi; ndërtimi i një mjeti futuristik në gjendje të përshkrojë terrene të vështira në ujë dhe në tokë pa hasur në vështirësi. Edhe për këtë projekt nuk dihet gjë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA