“Time”/ Personat me më shumë ndikim, numër rekord femrash

20/04/2018 10:44

Revista “Time” ka publikuar listën e saj të përvitshme të 100 personave me më shumë ndikim në botë, përfshirë një numër rekord femrash (45) dhe po ashtu edhe 45 persona nën moshën 40 vjeç.

“Klasifikimi i “Time”, gjithnjë reflektim i momentit, duket i ndryshëm krahasuar me ata të mëparshëm”, shkruan kryeredaktori i “Time”, Eduard Felsenthal në një letër ku shpjegon se si revista e ka bërë përzgjedhjen.

“Ndikimi, gjithnjë e më shumë, nuk njeh më “zip code” të veçanta apo moshë minimale”, shton Felsenthal.

Revista i ka kërkuar bashkëpunëtorëve të saj të shkruajnë diçka për secilin nga 100 personat në listë. Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama thotë se ai është frymëzuar nga të mbijetuarit e tragjedisë në gjimnazin e Parklandit, të shndërruar në aktivistë, që organizuan marshimin kundër armëve të zjarrit.

“Ata kanë fuqinë e rinisë; mund të shohin botën ndryshe, të refuzojnë kufizimet e vjetra, konventat e hershme dhe paburrërinë që shpesh vishet si mençuri”, shkruante Obama për Xhaklin Korin, Ema Gonzales, David Hogg, Kameron Kaski dhe Aleks Uind.

Senatori amerikan, Ted Cruz, shkruan për Presidentin Trump: “Donald Trump është një granatë e hedhur në Uashington nga burrat dhe gratë e harruara të Amerikës. Fakti që viti i parë i tij si kryekomandant çorientoi dhe stresoi pjesëtarët e qarqeve mediatike dhe politike, nuk është një mangësi, por një aftësi”.

Mes 45 grave të përzgjedhura janë aktivistet Tarana Burk, e cila themeloi lëvizjen MeToo dhe Nice Nailantei Leng’ete, e cila ka punuar për t’i dhënë fund përçudnimeve gjenitale të femrave në Kenia. Në listë përfshihen Rihana, Donald Trump, Princi Harry, Oprah Uinfrej, Roxher Federer, Tifani Hadish, Nikol Kidman dhe Xhenifer Lopez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA