Nga një sezon i shkëlqyer në premierën e tij në Angli, Antonio Conte do të marrë me vete dështimin e madh , duke mos u kualifikuar në Champions për herë të parë që kur drejtimin e ka marrë Abtamovich.
Dhe largimi i trajnerit italian duket se është i pashmangshëm, megjithëse Chelsea duhet të paguajë 9 milionë paund për prishjen e kontratës. Por nga një italian në ikje, një tjetër italian pritet të mbërrijë. Pronari rus Abramovich është i magjepsur nga Maurizio Sarri dhe ai tani ka kaluar ne zgjedhjen e parë.
58-vjeçari që drejtoj Napolin ka shprehur dëshirën që të provojë një eksperiencë jashtë Italisë dhe Chelsea do të ishte vendi ideal. Sarri është në fundin e kontratës me Napolin dhe Chelsea është gati ti ofrojë 7 mln paund në sezon. Zgjedhja e trajnerit të ri ka bllokuar dhe merkaton për momentin, duke bërë që tratativat me shume futbollistë të mbeten të ngrira.
Top Channel