Të jetosh në Rusi nuk është edhe aq keq. Histori të padëgjuara më parë (Foto)

18/04/2018 18:42

Rusia, vendi me shtrirjen më të madhe gjeografike në botë dhe me mbulimin e plot 11 zonave të ndryshme orare, me një histori të pabesueshme, kulturë tejet të pasur dhe vende piktoreske, është me të vërtetë një vend i mahnitshëm dhe “shtëpia” e pijes më të famshme alkoolike në botë, Vodkës.

Por, ka edhe një anë tjetër të Rusisë, që është e mbushur plot e përplot me sekrete. Më poshtë po ju zbulojmë disa prej gjërave më interesante në lidhje me këtë vend, që është më i madh edhe sesa vet Plutoni, planet xhuxh dikur i konsideruar si planeti i nëntë i sistemit diellor.

FOTO GALERI
4/44
Tregu më i madh i Pepsit - Gjatë “Debatit në Kuzhinë” që u transmetua në TV mes zv.presidentit Richard Nixon dhe kreut të ish-Bashkimit Sovjetik, Nikita Khrushchev, në vitin 1959, të dy politikanët ndanë mes tyre pikëpamjet politike, por edhe një “Pepsi”. Pijet e lehta ishin thuajse inekzistente në Rusi asokohe, ndërsa në Shtetet e Bashkuara flitej vetëm për “Coca Cola”-n. Sot Rusia përbën tregun më të madh në botë ku shitet “Pepsi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA