Kubë, merr fund epoka “Castro”. Të enjten zgjidhet pasuesi i Raulit

18/04/2018 19:11

Ligjvënësit kubanë thanë se Miguel Díaz-Canel është kandidati i vetëm që mund dhe do të pasojë Raúl Castron, duke i dhënë fund sundimit thuajse 60-vjeçar të familjes Castro.

Raul Castro mori pushtetin në vitin 2006 nga vëllai i tij i sëmurë, Fideli, i cili ndërroi jetë në vitin 2016.

Asambleja Kombëtare e Kubës, apo Parlamenti i vendit do të votojë formalisht për të emëruar Diaz-Canel, por nuk ka dyshime për këtë.

Pritet që Raul Castro të vazhdojë të ketë ndikim në vendin komunist edhe pasi të largohet nga posti i udhëheqësit.

Mediet vendase shkruajnë se Castro do t’i dorëzojë postin Miguel Diaz-Canel, i cili aktualisht është zëvendëspresident, të enjten pas votës së Asamblesë.

Udhëheqësi i ardhshëm kuban do të trashëgojë një vend në stanjacion ekonomik dhe me një popullsi të re, që pret me padurim ndryshimin. Pa harruar sfidën e ndërlikuar të udhëheqjes pa të shkuarën revolucionare si paraardhësit e tij.

Miguel Diaz-Canel u lind në prill të vitit 1960, një vit pasi Raul Castro u betua si kryeministër. Diaz-Canel nuk binte shumë në sy në radhët e partisë, por që prej emërimit si zëvendëspresident në vitin 2013, ai u bë krahu i djahtë i Raul Castros.

I diplomuar si inxhinier elektrik, Diaz-Canel nisi angazhimin politik që në moshën 20-vjeçare, duke ngjitur hierarkinë e Partisë Komuniste, e vet Raul Castro e lëvdoi si një njeri me vendosmëri ideologjike.

FOTO GALERI
15/37

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA