9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026
Lindjet jashtë martese janë shtuar ndjeshëm në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian, me Francën që mban vendin e parë e ndjekur ngushtësisht nga Bullgaria e Sllovenia.
Më i ulëti nga ana tjetër është regjistruar në Greqi, sipas të dhënave të Eurostatit që nënvizon se gjatë 2016-ten, në bllokun europian erdhën në jetë më shumë se 5.1 milionë bebe. Rreth 40% e tyre, lindën nga prindër të pamartuar. Më i ulët është ky numër në vende si Kroacia, Qipro e Polonia, ku ideja e familjes duket se mbetet në vazhdimësi më e fortë.
Franca që kryeson listën, ka 6 në 10 foshnje të lindura jashtë martese. Vendet e tjera të këtij spektri përfshijnë Estoninë, Suedinë, Danimarkën, Portugalinë e Holandën. Por ndonëse në thelb, fenomeni tek ta është më i rrudhur, shtetet anëtare të BE-së nga zona e Mesdheut kanë parë sipas Eurostatit rritjen më të shpejtë të përqindjes së lindjeve jashtëmartesore që nga viti 2000. Në atë periudhë, përqindja e lindjeve të tilla është dyfishuar në Greqi, Portugali (aktualisht 52.8%) dhe Spanjë (45.9%), e është trefishuar në Maltë dhe Itali për të arritur respektivisht në 31.8 dhe 28 përqind.
Megjithëse vazhdon të renditet në treshen e fundit, Qipro përbën aktualisht kërcimin më të madh, duke u rritur tetëfish që nga viti 2000, kur ajo regjistroi vetëm 2.3% të lindjeve nga prindërit e pamartuar.
Top Channel