Artistët kanë paraqitur sot variantin e tyre për Teatrin Kombëtar, si alternativë ndaj projektit të paraqitur nga qeveria për një gjë të tillë, duke mbështetur variantin e rikonstruksionit, e jo atë të shembjes. Arkitekti Vladimir Bregu tha se projekti është një kompromis mes stilit të arkitekturës ekzistuese dhe një godine të re. Arkitekti tha para komunitetit të artistëve se midis dy teatrove do të krijohet një glob kristali.

Mbledhjes së përjavshme të artisteve për çështjen e Teatrit Kombëtar kësaj here i është bashkuar edhe arkitekti Vladimir Bregu, i cili prej katër vitesh ka një projekt të ri për godinën e TK.

Bëhet fjalë për një kompromis mes stilit të arkitekturës ekzistuese dhe një godine të re. Kjo është ideja e tretë pas projektit për arkitektit danez Bjarke Ingels dhe skicë idesë së Bujar Kapexhiut.

“Ne duam që mes dy teatrove të krijonim një holl të kristaltë, që do t’i jepte shumë dritë zonës”, u shpreh Arkitekti Vladimir Bregu, duke shtuar se “E gjithë kjo nuk është vetëm një teatër Kombëtar, por një kompleks tatror”.

Sipërfaqja e kompleksit teatror në projekt është 2600 metra katrore. Holli ekzistues si pike grumbullimi nuk e humb funksionin sepse kthehet në holl polifunksional. Salla prej 850 persona ngrihet si volum mbi hollin. Teatri i plotëson të gjitha parametrat e një teatri modern duke përfshirë dhe dhomat e artisteve, salla provash, ambiente rekreacioni, etj.

Aleanca për mbrojtjen e teatrit do të vijojë traditën e takimeve të çdo të hëne, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e saj.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA