Forcat turke godasin 12 objektiva terroriste në veri të Irakut

08/04/2018 22:15

Avionët turq shkatërruan 12 objektiva të PKK-së në veri të Irakut. Sulmet ajrore u kryen në rajonet Hakurk, Sinat-Haftanin, Zap dhe Metin, thuhet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke.

Objektiv të sulmeve ishin strehimoret dhe depot e armëve të organizatës, thuhet në njoftimin e ushtrisë turke, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Sulmet ajrore mbi objektivat e PKK në veri të Irakut, ku grupi i kurdëve ka bazën e saj kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015.

PKK është listuar si organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA