Kina i dhuron dy panda SHBA-së, tradita që daton nga viti 1972 pas vizitës historike të presidentit Nixon në Pekin 24/09 17:48
Negociatorët e Katarit kanë mbërritur në Teheran mëngjesin e së dielës për të ndihmuar në finalizimin e marrëveshjes së paqes mes SHBA dhe Iranit.
Sipas CNN, delegacioni i Katarit po vepron në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, në një përpjekje për të lehtësuar negociatat dhe për të afruar palët drejt një dakordësie përfundimtare.
Burimi, i cili ka njohuri direkte mbi zhvillimet, tha se vizita në kryeqytetin iranian konsiderohet një hap kyç në fazën finale të bisedimeve.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e marrëveshjes, ndërsa pritet që orët në vijim të jenë vendimtare për rezultatin e negociatave.
Top Channel