Paris Saint Germain do të duhet të presë javën e ardhshme për të festuar titullin kampion në Francë.

Mbrëmjen e së premtes, parizienët arritën të fitonin vetëm një pikë në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Saint Etienne, të përfunduar në barazim 1-1. Ishte vetëm autogoli i Gabriel Silvës ai që shpëtoi kryeqytetasit nga humbja.

Në pjesën e parë, Cabella kishte kaluar në avantazh Saint Etienne, skuadër që meritoi më shumë në këtë takim.

Për t’u shënuar edhe një gabim i pafalshëm i sulmuesit të PSG, Edinson Cavani, i cili me portën bosh nuk arriti dot të shënonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA