Rusia është përgjigjur me të njëjtën monedhë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 60 diplomatë amerikane janë shpallur non grata si dhe është urdhëruar mbyllja e konsullatës amerikane në Shën Peterburg. Më herët ishin Shtetet e Bashkuara që dëbuan 60 rusë. Ndërsa pritet që Moska të përgjigjet edhe ndaj vendeve të tjera europiane që dëbuan diplomatët e saj, mes tyre është edhe Shqipëria.
Nuk ka vonuar përgjigjjia e Rusisë pas solidarizimit të Perëndimit me Britaninë e Madhe në dëbimin e diplomatëve rusë, si kundërpërgjigje për implikimin e Moskës në helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Mbretërinë e Bashkuar. Të enjten, Rusia njoftoi dëbimin e 60 diplomatëve amerikane dhe mbylljen e konsullatës në Shën Peterburg.
Njoftimin e dha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka theksuar se Rusia do të dëbojë të njëjtin numër diplomatësh si Shtetet e Bashkuara dhe shtoi se masat e reagimit “do të jenë simetrike dhe madje edhe më shumë”.
Më shumë se 20 vende kanë dëbuar përfaqësues të inteligjencës ruse, pasi Britania e Madhe akuzoi haptazi Moskën për përfshirje në helmimin me agjent nervor të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në 4 mars.
Fushatës ju bashkua edhe Shqipëria, e cila pasi thirri ambasadorin rus në Tiranë. urdhëroi largimin nga Shqipëria të dy diplomatëve, sekretarin e parë dhe atasheut ushtarak.
Ambasadori reagoi pas këtij vendimi dhe kërkoi shpjegime se pse ishin bërë publikë emrat e diplomateve të dëbuar.
Top Channel