Përfaqësuesja e Iranit del në ndeshje me çanta fëmijësh, në kujtim të sulmit ndaj një shkolle, ku humben jetën 165 vajza
Juan Martin Del Potro po ecën me hapa të mëdhenj drejt vendeve të para të renditjes ATP.
Tenisti argjentinas, fituesi i Indian Uellsit, i cili aktualisht është numri 6 i botës, u kualifikua për në 1/8 e finaleve të turneut Masters të Majemit pasi mundi në dy sete Kei Nishikorin. Del Potro nuk e pati aspak të vështirë përballjen me japonezin, të cilin e mundi në vetëm 1 orë e 14 minuta lojë, me setet që i mbylli me të njëjtin rezultat: 6-2. Kundërshtari i radhës së Del Potros do të jetë serbi Filip Krajinoviç, i cili mundi francezin Paire.
U kualifikua mes 16 më të mirëve të Mastersit të Majemit edhe Marin Çiliç, i cili eliminoi kanadezin Pospisil me rezultatin 2-0. Ishte një sfidë e ekuilibruar ajo e zhvilluar mes dy tenistëve, me kroatin që në fund arriti të fitojë të dyja setet 7-5 dhe 7-6.
Surprizën e ditës në turneun e Majemit e bëri Jeremy Chardy, i cili eleminoi Grigor Dimitrovin në dy sete. Francezi diti t’i imponohej bullgarit, i cili është numri 3 i renditjes botërore, teksa i fitoi të dyja setet me të njëjtin rezultat: 6-4.
Preu biletën për në 1/8 e finaleve të turneut në Florida edhe Milos Raoniç, pas fitores së arritur me argjentinasin Diego Schwartzman. Kanadezi fitoi setin e parë vetëm pas “tiebreak”-ut 7-6, ndërkohë që të dytin e pati më të lehtë dhe e mbylli 6-3.
Top Channel