Askush më parë si ai, Romelu Lukaku futet nga stoli dhe arrin statistikën historike në Botëror
Tashmë Botërori po merr gjithnjë e më shumë formë teksa janë përcaktuar disa prej çifteve të fazës së 1/16 të finaleve të këtij kompeticioni. Brazili, fitues i Grupit C do të përballet në këtë raund me Japoninë e renditur në vendin e dytë në Grupin F.
Trajneri i skuadrës japoneze, Moriyasu foli me shumë admirim për kolegun e tij duke vlerësuar kurajon që ai pati për të marrë përsipër të drejtojë një skuadër si Seleçao
‘E admiroj shumë Carlo Ancelottin-tha trajneri Moriyasu-ka fituar 5 tituj të Ligës së Kampioneve në etapa të ndryshme. Është një trajner i mrekullueshëm. Unë nuk do të jem kurrë si ai. Të drejtosh një kombëtare si ajo e Brazilit nuk është e lehtë.Provë e aftësive të tij janë rezultatet e arritura’
Më pas Moriyasu foli për shanset që ka Japonia në këtë përballje me 5 herë kampionët e botës.
‘Shanset janë 50 me 50%. Kemi kualitetet dhe kështu, edhe mundësi për të kaluar-shtoi Moriyasu-do të përballemi me Brazilin me respekt duke ditur atë çfarë mund të bëjmë. Më përpara, për Brazilin, Japonia ishte një rival i lehtë. Tani e dimë që mund të fitojmë, punojmë për këtë’.
Top Channel