Askush më parë si ai, Romelu Lukaku futet nga stoli dhe arrin statistikën historike në Botëror
Kombëtarja e Spanjës mund të ketë humbur përkohësisht një pjesë të rëndësishme të ekipit, pasi Nico Williams dhe Yeremy Pino dolën me probleme fizike nga ndeshja ndaj Uruguait.
Sulmuesi i Athletic Bilbao-s, Nico Williams, i cili u aktivizua si zëvendësues, raportohet se ka pësuar një problem muskulor që ka shqetësuar seriozisht stafin mjekësor të skuadrës. Pas ndeshjes, trajneri Luis de la Fuente u shpreh se situata e tij do të vlerësohet me kujdes.
“Do të presim dhe do të shohim. Ai po ndjen disa dhimbje për momentin. Mund të jetë thjesht lodhje,” deklaroi De la Fuente.
Gjatë ndeshjes, Nico Williams u përfshi edhe në një duel të fortë me uruguaianin De La Cruz, i cili u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, episod që solli edhe tension në fushë mes lojtarëve.
Ndërkohë, situata duket më serioze për Yeremy Pino, i cili sipas deklaratave të trajnerit spanjoll dyshohet se ka pësuar një dëmtim në klavikulë.
“Fatkeqësisht, mund të jetë një dëmtim i klavikulës. Ai do t’i nënshtrohet analizave nesër. Ka shumë dhimbje dhe mënyra se si rezistoi deri në fund ishte e jashtëzakonshme. Ai ishte heroik,” u shpreh De la Fuente.
Spanja tashmë pret rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shqetësimi për gjendjen e dy lojtarëve të rinj mbetet i madh në prag të ndeshjeve vendimtare të turneut.
Top Channel