Ikin këshilltarët e LSI-së, ironizon Panariti: Lakror “mercenarësh”

26/03/2018 12:24

Teksa kryetarja LSI-së Monika Kryemadhi i ka quajtur largimet e këshilltarëve të partisë saj drejt PS-së, si e drejtë e kujtdo të shkojë ku të dojë, një tjetër reagim vjen nga ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ai i quan “lakror mercenarësh në tepsinë e ndryshkur të Rilindjes”, këshilltarët e larguar, referuar së fundmi atyre në këshillin bashkiak të Devollit.

“Lakror “mercenaresh” ne tepsine e ndryshkur te Rilindjes??? !!! Tre anëtarët e këshillit Bashkiak të Devollit, përkatësisht përfaqësues të Demokracisë Sociale, Partisë Social Punëtore dhe PDRE largohen nga LSI?!!…Ç’farë karagjozllëku !! Sa për kryetarin, ai është blerja e radhës me presion vendi pune, me arsyetimin të mbrohemi nga rreziku rus i opozitës…. Kur të mbaroje teatri do t’u japim dhe statistikat”, shkruan Panariti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA