Përveç dëmeve që reshjet e ditëve të fundit i kanë shkaktuar, banorët e zonave të përmbytura në Shkodër po përjetojnë në çdo orë të ditës dhe natës, frikë dhe ankth nga uji që i ka pushtuar shtëpitë.

Familjarët detyrohen të rrinë zgjuar edhe gjatë natës, për t’u kujdesur se mos niveli i ujit rritet.

Remzi Myrto, banor në lagjen “Tophane” të qytetit na tregon se në shtëpinë e tij uji ka arritur në 30 cm. Së bashku me bashkëshorten, po mundohen të shpëtojnë gjithçka nga uji.

Remziu ka qënë peshkatar me profesion dhe ja di rrezikun ujit. Me çizme të veshura ,me këmbë në ujë e një elektrik ne dorë ai rri gjithë natën zgjuar duke ruajtur ujin.

Ndonëse shtëpia e tij ndodhet vetëm 1 km larg qendrës së Shkodrës, kryefamiljari thotë se askush nuk i ka ofruar ndihmë.

Uji ka pushtuar tashmë shtëpinë e familjes Myrto, ku duket se frika është më e madhe se shpresa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA