Janë përfolur shpesh për një krisje të marrëdhënies së tyre, por asnjëherë ata nuk e kanë pranuar publikisht.

Por vetëm dy ditë më parë, në një intervistë ekskluzive për revistën ES, Liam e pranoi se marrëdhënia me Cheryl nuk është dhe aq e kënaqshme.

Por një gjë e tillë ka revoltuar partneren e këngëtarit, Cheryl, e cila gjithnjë është kujdesur që të mbajë jetën private larg nga sytë e publikut.

Burime pranë tyre, kanë zbuluar për “The Sun Online” se këngëtarja 34 vjeçare, është e pakënaqur që i dashuri Liam, 24 vjeç, e përshkroi marrëdhënien e tyre si “të tensionuar”: “Cheryl është e zemëruar. Ajo është kundër ekspozimit të jetës së saj në media, dhe nëse do të ishte në dorën e saj Liam nuk kishte për të treguar asgjë”.

Dy ditë më parë djali i tyre festoi një vjetorin, por babai i tij Liam mungoi dhe kjo për shkak të koncerteve të planifikuara në Japoni.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA