Një automjet tip “Benz” në pronësi të Engjëllush Alliaj me detyrë gardian ne burgun e Fierit. Është përplasur në orët e para të mëngjesit në segmentin rrugor në lagjen 10 korriku të qytetit të Vlorës.
Automjeti me targa VL 9861 B, në pronësi të një punonjësi policie, është grabitur nga persona të paidentifikuar ende nga policia.
Këta të fundit janë përplasur me një shtyllë tensioni, ndërsa për të humbur gjurmët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që në afërsi të vendit të aksidentit, por dhe në brendësi të mjetit janë gjendur edhe njolla gjaku, që tregon se personat që kanë grabitur mjetin dhe kanë qenë në brendësi të tij të jenë plagosur, pas përplasjes së mjetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu, ndërsa ka patur kërkime rreth vendit ku ndodhi aksidenti, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza e mjetit për të identifikuar ndoshta autorët.
Top Channel