“Luajtja bixhoz me marrëdhëniet me aleatët nuk i bën nder Kosovës”, Presidentja Osmani ashpërson gjuhën ndaj Kurtit: Asnjëherë s’i kam kuptuar talljet ndaj partnerëve
21/11 12:00
Demarkacioni i vijës kufitare me Malin e Zi është kthyer në mollë sherri prej kohësh në arenën politike në Kosovë, e seancë pas seancë votimi është shtyrë disa herë për shkak se nuk sigurohen 80 votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes.
Të mërkurën në 11:00 do të zhvillohet edhe seanca e radhës për votimin e marrëveshjes së demarkacionit.
Edhe pse mbetet për t’u parë nëse do të sigurohen apo jo 80 votat e nevojshme për ratifikimin, Top Channel mëson gjithashtu se është siguruar vota e një deputeti serb.
Top Channel