Floyd Mayweather befasoi të gjithë me deklaratën e tij për vendimin e marrë prej tij për të investuar në futboll. Boksieri amerikan shfaqi interesin e tij për blejen e klubit anglez të Newcastle dhe lajmi bëri xhiron e botës në të gjithjë median sportive.

Mayweather që pas ndeshjes me Conor McGregor hyri në grupin e sportistëve më të pasur, tha se investimi në biznes është diçka që bëhet me mendje dhe jo me zemër, duke shtuar se nëse dikush do t’i propozojë një plan që mund të arketojë të ardhura në këtë pikë, atëherë ai do të ndërmarrë këtë hap. ‘Futbolli ndoshta nuk është sporti im, por kam kontakte në të gjithe botën’, – shtoi Mayweather.

Deklarata e Mayweather erdhi në një moment kur pronari i Newcastle, Mike Ashley po kërkon blerës për klubin, që sipas Transfermarkt ka një vlerë në merkato prej 157 milionë Eurosh ose 193 milionë dollarë. Por Newcastle nuk është i vetmi klub, të cilin Mayweather mund t’ia lejojë vetes ta blejë. Mayweather mund t’i lejojë vetes të blejë edhe klube të tillë me peshë në futbollin evropian, si Atletico Madrid, Schalke, Milan, Benfica apo Sevilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA