Samanta Karavello ishte e ftuara e kësaj të premte në PopCulture.
Këngëtarja zbuloi detaje nga jeta e saj private duke theksuar se i pëlqen shumë privatësia dhe aspak ekspozimi i partnerit të saj në media.
“Mua më pëlqen privatësia. Kam ambientet e mia të preferuara, nuk lëviz shumë në kafet e Tiranës. Pra nuk më pëlqen të ekspozohem. Pasi nësë kam shumë njerëz përreth kompleksohem shumë”.
E pyetur përse nuk i prezanton partnerët e saj në publik, Samanta përgjigjet: “Mua më pëlqen pjesa e të qenurit publik, por nuk më pëlqen të ekspozoj partnerin. Dua ta shijoj marrëdhënien time në intimitet. Është e vështirë të jesh publike”.
Samanta ka një sugjerim për ata që aspirojnë suksesin në jetë: “Duhet të punosh shumë për të arritur ato që dëshiron. Është mirë që gjërat e tua ti bësh vetë, por sigurisht edhe nën menaxhimin e dikujt”.
Top Channel