NBA, Golden State fiton edhe pa Curry-n (Video)

15/03/2018 11:52

Golden State Warriors fitoi derbin kalifornian me Los Angeles Lakers 117-106, por nuk iu gëzua shumë këtij suksesi.

Skuadra e drejtuar nga Steve Kerr, që nuk kishte as në këtë ndeshje Stephen Curry, u shqetësua shumë për Klay Thompson, i cili pësoi një dëmtim në gishtin e madh të dorës së djathtë.

Duke u kthyer te ndeshja, ai që mori përsipër të drejtojë Golden State drejt suksesit ishte Kevin Durant me 26 pikë, ndërkohë që spikatën edhe Young me 18 pikë e Pachulia me 10 pikë e 12 topa në tabelë. Në krahun tjetër, për Los Angeles Lakers u dalluan Lopez dhe Thomas me 20 pikë të shënuara secili, ndërsa Randle e mbylli ndeshjen me 22 pikë e 10 topa në tabelë.

Bostoni dorëzohet në ndeshjen e radhës së NBA, atë ndaj Washington Wizards. Në “TD Garden”, skuadra e Celtics humbi me rezultatin e ngushtë 124-125, pas 2 kohëve shtesë që tregon se kjo përballje me Washingtonin ishte e rivalizuar gjatë gjithë kohës. Për Washingtonin, protagonisti absolut u bë Bradley Beal, i cili e mbylli ndeshjen me 34 pikë, ndërsa Morris shënoi 20 pikë, 2 më shumë se Porter Jr.

Boston, që ishte pa Kyrie Irving, e mbështetën lojën tek Rozier që shënoi 21 pikë, ndërsa Tatum e mbylli sfidën me 19 pikë personale. Kjo ndaj Washingtonit ishte humbja e tretë në 5 ndeshjet e fundit për Bostonin, që po sheh t’i largohet më shumë vendit të parë në Konferencën e Lindjes që mbahet nga Toronto, ndërsa Washingtoni konsolidoi vendin e pestë të tij.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Orlando fitoi ndaj Milwaukee 126-117, ndërsa Miami humbi ndaj Sacramento Kings 119-123.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA