Si sot, 27 vite më parë, Shqipëria rivendoste marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do ta rikthente më pas Uashingtonin në aleatin më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

Në kuadër të përkujtimit të rivendosjes së marrëdhënieve, ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli-Faber është takuar me ish-ambasadorët William Ryerson, Marcie Ries dhe Alexander Arvizu.

Ambasadorët Amerikanë në Shqipëri ndër vite

Emri: Alexander A. Arvizu
Shteti i Rezidencës: Colorado
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 1 korrik, 2010
Prezantimi i letrave kredenciale: 6 dhjetor, 2010
Përfundimi i Misionit: U largua në 11 janar, 2015

Emri: John L. Withers II

Shteti i Rezidencës: Maryland
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 28 Korrik, 2007
Prezantimi i letrave kredenciale: 25 Gusht 2007
Përfundimi i Misionit: U largua 18 Gusht, 2010

Emri: Marcie B. Ries

Shteti i Rezidencës: Distrikti i Kolumbia-s
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 18 Tetor, 2004
Prezantimi i letrave kredenciale: 30 Tetor, 2004

Emri: James F. Jeffrey

Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 3 Tetor, 2002
Prezantimi i letrave kredenciale: 22 Tetor, 2002
Përfundimi i Misionit: U largua në 2 Maj, 2004

Emri: Joseph Limprecht

Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 7 Korrik, 1999
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Shtator, 1999
Përfundimi i Misionit: Ka vdekur në veri të Shqipërisë, 19 Maj, 2002

Emri: Marisa R. Lino

Shteti i Rezidencës: Oregon
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 2 Korrik, 1996
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Shtator, 1996
Përfundimi i Misionit: U largua ne 20 Maj, 1999

Emri: Joseph E. Lake

Shteti i Rezidencës: Teksas
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 5 Korrik, 1994
Prezantimi i letrave kredenciale: 17 Tetor, 1994
Përfundimi i Misionit: U largua ne 15 Mars, 1996

Emri: William E. Ryerson

Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 2 Dhjetor, 1991
Prezantimi i letrave kredenciale: 21 Dhjetor, 1991
Përfundimi i Misionit: U largua ne 13 Tetor, 1994

Shtetet e Bashkuara rifilluan marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në 15 Mars 1991. ambasada në Tiranë u hap në 1 Tetor, 1991 me Kristofer Hill si I Ngarkuar me Punë ad interim.

Emri: Hugh G. Grant

Shteti i Rezidencës: Alabama
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 9 Gusht, 1935
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Nëntor, 1935
Përfundimi i Misionit: Forcat Italiane pushtuan Tiranën, 8 Prill, 1939
Shënim: Legata në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator, 1939;
Grant u largua më 27 Shtator, 1939.

Emri: Post Wheeler

Shteti i Rezidencës: Washington
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 26 Gusht, 1933
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Nëntor, 1933
Përfundimi i Misionit: U largua ne 1 Nëntor, 1934
Shënim: I autorizuar gjate një ndërpreje të punimeve të Senatit
I riautorizuar mbas konfirmimit më 15 Janar 1934

Emri: Herman Bernstein

Shteti i rezidencës: Nju Jork
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 17 Shkurt, 1930
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Prill, 1930
Përfundimi i Misionit: U largua më 24 Shtator, 1933

Emri: Charles C. Hart

Shteti i Rezidencës: Rrethi Kolumbia
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 27 Maj, 1925
Prezantimi i letrave kredenciale: 1 Gusht, 1925
Përfundimi i Misionit: Riakredituar kur Shqipëria u shpall një mbretëri;
Prezantoi letra të reja kredenciale: 13 Dhjetor, 1928;
La postin: 12 Dhjetor 1929
Shënim: I autorizuar gjatë një ndërprerje të punimeve të Senatit; I riautorizuar mbas confirmimit më 17 Dhjetor, 1925

Emri: Ulysses Grant-Smith

Shteti i Rezidencës: Pensilvania
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Title: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 22 Shtator, 1922
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Dhjetor, 1922
Përfundimi i Misionit: U largua më 8 Shkurt 1925

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA